ITALI – Simone Inzaghi i beson një fanellë titullari Kristjan Asllanit në ndeshjen kundër Genoa-s, në “San Siro” mbrëmjen e sotme. Një tjetër shans për të treguar veten mesfushoriu kuqezi që edhe pse kaq kohë tek skuadra e Interit ende nuk ka bindur trajnerin por edhe drejtuesit për ta konsideruar si pjesë e të ardhmes së skuadrës, duke tentuar në disa raste ta shesin. Trajneri zikaltër ka mbajtur në stol turkun Calhanoglu pas paraqitjeve jo fort bindëse në ndeshjet e fundit.
Sa i përket sulmit, përkrah Lautaros do të jetë Correa.
