Të shtëna me armë, dyshohet për dy viktima

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Shkodër, ku raportohet për të shtënat me armë. Nga informacionet e para, dyshohet se dy persona kanë humbur jetën, një burrë dhe e dashura e tij. Sipas burimeve, dyshimet janë se burri ka vrarë veten pas vrasjes së të dashurës.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Fusha e Drurëve” në lagjen Mark Lula. Për momentin, detajet e mëtejshme rreth motivit të krimit dhe rrethanave të ngjarjes janë ende të paqarta, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Policia ka rrethuar zonën dhe po kryen veprime për sigurimin e provave dhe për identifikimin e shkaqeve që kanë çuar në këtë akt tragjik.