Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me plagosjen e ndodhur në shkollën e Mesme” Gjergj Kastrioti” në Mat.
Mësohet se i plagosur ka mbetur Alban Gjonaj 16 vjeç, teksa autori është Donald Lepuri 18-vjeç, i cili është shoqëruar në polici. Mësohet se Gjonaj është plagosur në brinjë, ndërsa pritet transferimi i tij drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa vlerësohet se e ka kaluar rrezikun për jetën.
Mësohet se në Shkollën e Mesme të Bashkuar “Gjergj Kastrioti” në Baz të Burrelit nuk ka oficer sigurie dhe psikologë, ndërsa numri i nxënësve që frekuentojnë shkollën është 96. Prej tyre 35 janë nxënës të shkollës së mesme dhe pjesa tjetër janë nxënës të shkollës 9-vjeçare.













