Konflikti agravoi në përdorimin e armëve. 29-vjeçari u qëllua me tre plumba në gjoks

Konflikt me armë në Lezhë.

Ngjarja ndodhipasditen e sotme në Lezhë, ku 29-vjeçari Egzon Gegaj mbeti i plagosur me armë zjarri.

Bëhet me dije se Gegaj është qëlluar me armë nga një 23-vjeçar me iniciale L.N, i cili ndodhet aktualisht në arrati. Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt mes palëve, i cili ka agravuar më pas në përdorimin e armëve.

Gegaj është qëlluar tre herë me armë zjarri në gjoks, dhe fillimisht u dërgua në spitalin e qytetit të Lezhës për ndihmë mjekësore por gjendja e tij shëndetësore ëhstë përkeqësuar dhe është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Sakaq policia ka rrethuar zonën dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Gjithashtu janë ngritur edhe pika kontrolli për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Lezhë/Informacion paraprak.

Në hyrje të qytetit të Lezhës, në lagjen Nënë Tereza, gjatë një konflikti për motive të dobta dyshohet se shtetasi L.N, rreth 23 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin E.G, rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.