TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij live në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me arrestimin e kryebashkiakut, Erion Veliaj. Rama u shpreh se e ka ndjekur rastin e Veliaj dhe se ajo që e ka shqetësuar ka qenë intimidimi i disa personave të marrë në pyetje.
Ai tha se procesi ka nisur nga një novelë anonime. Rama tha se gjykatësit dhe prokurorët kanë arritur që edhe nënën e një fëmije e kanë vendosur në arrest shtëpie dhe babain në paraburgim. Ai theksoi se nuk duhet folur pa zbuluar cilat janë krimet pas sipas tij nuk flet për krimet e shfaqura në media. Rama shtoi se ky është qëndrimi i tij dhe se për këtë temë do të flasë kur të ketë prova.
“Rastin e Erionit e kam ndjekur. Por ajo që më ka shqetësuar ka qenë intimidimi i i disa personave të marrë në pyetje. Do mundohemi të krijojmë një opinion për aktakuzën që gjyqtari vendosi ti heqë kokën mbi shpatulla të kryeyqtet. Procesi i nisur nga një novelë anonime. Gjykatësit dhe prokurorët kanë arritur që edhe nënën e një fëmije e kanë vendosur në arrest shtëpie dhe babain në paraburgim. Është e një peshe të atillë që nuk duhet folur pa zbuluar cilat janë krimet.
Nuk flas për krimet e shfaqura në media. Se për ato krime duhet të isha rrahur te sheshi Skënderbej. Ky ishte qëndrim im për këtë dhe padyshim kemi kohë që gjerat t’i diskutojmë, kur të kemi faktet. Për cilën arsye të jap dorëheqjen? “Sepse ke gjysmën e qeverisë në burg,” tha Rama.
