Përmes rrjeteve sociale dhe videove “live”, ai kërcënonte dhe fyente një gazetare. Policia po vijon punën për kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi.
“Specialistët e Seksionit Për Hetimin e Krimit Kibernetik shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit N. K., 34 vjeç, pasi nëpërmjet rrjeteve sociale, ka postuar video live duke kërcënuar dhe fyer një gazetare.”, njofton policia.
