Një tjetër shpërthim me tritol është regjistruar ditën e sotme në një lokal në Fushë Krujë. Mësohet se lënda plasësë ka shpërthyer në lokal-restorantin “Brazili i Vjetër” në pronësi të Bledar Talit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 pas mesnate. Pronari nuk njihet si person problematik dhe deklaroi se nuk ka as probleme dhe as konflikte me njeri. Ai gjithashtu nuk ka dyshime për persona konkret që mund ta kenë kryer krimin.
Dëmet janë mjaft të mëdha, pasi i gjithë lokali ka dalë jashtë funksioni. Në Shkodër një sasi lënde plasëse iu vendos makinës në pronësi të Alban Bushatit ku pati vetëm dëmë materiale.














