Gjykata e Elbasanit rrëzon kërkesën, dhe lë në burg ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjicit

Gjykata e Elbasanit rrëzon kërkesën e Safet Gjicit me objekt “Zëvëndësim i Vuajtes së Dënimit me Qëndrim në Shtëpi”.
Gjykata e Shkallёs sё Parё e Juridiksionit tё Pёrgjithshёm Elbasan informon se ‘në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut në vlerësim të interesit të lartë publik, informon në lidhje me seancën gjyqësore të Kërkesës Penale në Fazën e Ekzekutimit të paraqitur nga kërkuesi Safet Gjici me objekt “Zëvëndësim i Vuajtes së Dënimit me Qëndrim në Shtëpi”.
Në seancë nuk u paraqit kërkuesi Safet Gjici, u paraqit mbrojtja përfaqësuar nga av.
Markeljan Jança, u paraqit organi akuzёs me prokuror z. Ledian Tema, u paraqitën Ekspertët
Mjekoligjorë. Shërbimi i Provës ka paraqitur aktin e ekspertimit. U paraqit përfaqësuesi ligjor
i Institucionit të Vendimeve Penale Lushnje.
Sot më datë 30.01.2025, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan
me trup gjykues të përbërë nga: Kryesues Gjyqtar znj. Suela Lika në përfundim të gjykimit,
pasi dëgjoi palët në diskutimin përfundimtar me vendim Nr. 295 Vendimi të datës
30.01.2025 në zbatim të neneve 112, 379, 470 të Kodit të Procedures Penale dhe nenit 59/a
e Kodit Penal vendosi:
1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Safet Gjici,
2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen kërkuesit Safet Gjici,
3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të
Përgjithshëm Tiranë brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.
U shpall Elbasan, sot më date 30.01.2025
NJOFTIM SHPALLJE VENDIMI SAFET GJICI 30.01.2025