‘Më ka ngacmuar nënën’! I riu qëllon me thikë 53-vjeçarin

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga sherri i sotëm në zonën e Yzberishtit. Mësohet se i plagosuri është identifikuar si Eduart Rrapi, ndersa autori është 24-vjeçari me iniciale A.P.

Bëhet me dije se sherri ka nisur për shkak të një konflikti që i plagosuri kishte me autorin, ku ky i fundit dyshonte se Rrapi i ka ngacmuar nënën. 53-vjeçari raportohet se ka marrë një plag në bark dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori 24-vjeçar është shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë Plagosi me mjet prerës një 53-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori dhe vijon puna për kapjen e tij. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Strukturat e DVP Tiranë, pas marrjes së njoftimit se në Yzberisht, është dëmtuar një shtetas me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobta menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit, shtetasit A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe vijon puna për kapjen e tij. Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me një mjet prerës shtetasin Eduart Rrapi, 53 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.