Motra denoncon zhdukjen e vëllait në Librazhd.
‘Më datë 24.01.2025, rreth orës 20.00, ka kallëzuar shtetasja H. T., se prej disa ditësh, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer me vëllai i saj shtetasi I. T., 63 vjeç, banues në Librazhd, i cili vuan nga skleroza. Po punohet për gjetjen e shtetasit I. T..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme’, njofton policia.
