GREQIA- Një tërmet me magnitudë 3.6 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në ishullin grek Santorini.
Tërmeti, sipas mediave greke, kishte një thellësi fokale 11.1 kilometra me një epiqendër 5 kilometra në jug – jugperëndim të Oia. Momentalisht nuk ka raportime për njerëz të lënduar apo dëme materiale.
