Përplasen tre mjete në aksin Elbasan-Metalurgji, tre të plagosur, një në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik.

Në aksident janë përfshirë tri automjete të cilat pas përplasjes mes tyre janë shkatërruar pjesërisht.

Një person ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë dhe të paktën dy të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

Paraprakisht nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit. Në vendngjarje ndodhet policia dhe shërbimi zjarrfikës.