Presidenti i Panamasë i përgjigjet Trump: Kanali është dhe do të vazhdojë të jetë i yni

PANAMA- Presidenti i Panamasë i është përgjigjur deklaratës së Donald Trump në fjalimin e tij pas betimit si president se SHBA do të “marrë përsëri” Kanalin e Panamasë nga kontrolli kinez.

Jose Raul Mulino hodhi poshtë çdo pretendim të ndikimit kinez, duke thënë: “Nuk ka prani të asnjë kombi në botë që ndërhyn në administratën tonë”.

Më tej në deklaratën e tij thuhej: “Kanali është dhe do të vazhdojë të jetë i Panamasë dhe administrata e tij do të vazhdojë të jetë nën kontrollin panamez në lidhje me neutralitetin e tij të përhershëm.”

Deklarata e Trump për Kanalin e Panamasë gjatë fjalimit në Kapitol:

36 mijë njerëz nga SHBA kanë humbur jetën duke ndërtuar Kanalin e Panamasë dhe Panamaja na ka premtuar se qëllimi i marrëveshjes është shkelur, anijet amerikane janë përballur me taksa. Edhe Kina operon në Kanalin e Panamasë. Ne Kanalin ia kemi dhënë Panamasë e jo Kinës, e ne do e marrim sërish mbrapsht.