I riu 21 vjeç gjendet i pajetë në konviktin e shkollës

Një student është gjetur i pajetë këtë mëngjes në konviktin e shkollës ortodokse në Gjirokastër.

21-vjeçari Simon Sholla u gjet pa shenja jete nga shokët e tij.

21-vjeçari është nga Lushnja dhe konfirmohet se kishte ardhur për të kaluar disa ditë në ambientet e konviktit të shkollës ortodokse “Kryqi i Nderuar” në Gjirokastër, ku kishte përfunduar më parë studimet.

Pranë tij, janë gjetur medikamente të dyshuar si antidepresantë.

Pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të konfirmuar nëse ai ka humbur jetën jetën për shkaqe natyrale apo nga një mbidozë medikamentesh.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.