TIRANË- Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotme në qendrën azilkërkuesve në Babrru. Policia bën me dije se zjarri ka rënë rreth orës 08:40. Shkak i zjarri dyshohet të jetë një shkëndije elektrike.
Policia thekson se personat që ndodheshin brenda qendrës janë evakuuar në kohë. Zjarri gjithashtu është fikur dhe fatmirëshisht nuk ka sjellë dëme në njerëz, vetëm materiale. Grupi hetimor punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 16.01.2025, rreth orës 08:40, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në qendrën azil-kërkues në Babrru.
Shërbimet e Policisë kanë evakuuar në kohë personat brenda qendrës. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës u bë e mundur fikja e zjarrit. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.













