Plagosi me thikë këngëtarin Ademir Fresku, policia arreston autorin e dyshuar

SHKODËR- Gjergj dardha, autori i dyshuar i plagosjes së këngëtarit Ademir Fresku në Shkodër është arrestuar ditën e sotme.

Ademir Fresku është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Dëmtoi me mjet prerës, një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikoi autorin dhe vijon kontrollet për kapjen e tij. Rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia”, dyshohet se shtetasi Gj. B., 50 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. F., 30 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit Gj. B. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.