Humb kontrollin e mjetit, përplaset me dy makina të tjera, ndërron jetë shoferi

Një 45-vjeçar ka humbur jetën në Shkodër. Mësohet se 45-vjeçari është përfshirë në një aksident rreth orës 20:20 në në lagjen “Naim Gjylbegu”. Policia bën me dije se shoferi 45-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke u përplasur me 2 automjete të parkuara.

Gjithashtu dyshohet se shoferi ka pësuar arrest kardiak para se të humbte kontrollin e mjetit i cili solli edhe aksidentimin me mjetet e parkuara. Shoferi ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të këtij rasti.

Njoftimi i plotë:

Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 20:20, në lagjen “Naim Gjylbegu” shtetasi A. Ç., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke u përplasur me 2 automjete të parkuara.

Shtetasi A. Ç., ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të këtij rasti.