Sanitarja gjendet e vdekur në ambientet e shkollës në Përparim

Gjendet e vdekur në ambientet e shkollës në Përparim të Peqinit.

‘Pasditen e djeshme, në fshatin Përparim, në ambientet e shkollës 9-vjeçare, është gjetur pa shenja jete shtetasja L. Z., 62 vjeçe, sanitare e shkollës, e cila dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale’, njofton policia.