14-vjeçari Emanuel Sholla kap gjen Kryqin e Ujit të Bekuar në Elbasan

Edhe në Elbasan është zhvilluar ceremonia tradicionale e Ujit të Bekuar.

Ceremonia është udhëhequr nga mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, hirësia e tij, Andoni.

Pas meshës, besimtarët i janë drejtuar një kompleksi pishinash ku edhe është zhvilluar ceremonia e hedhjes së Kryqit në ujë.

14 vjeçari Emanuel Sholla kapi kryqin në ujë ndërsa uroi besimtarët për një vit të mbarë!