Greqi, humbin jetën në aksident dy të rinj, në gjendje kritike 17-vjeçari shqiptar

Një aksident tragjik automobilistik ka ndodhur në Miliona të Prespes, ku dy të rinj, 16-vjeçari Kostantino dhe 18-vjeçari Stavro, kanë humbur jetën. Ndërkohë, 17-vjeçari shqiptar Klajdi Pero, i njohur edhe si Nikos, ndodhet në gjendje kritike në Spitalin “Papabilolaou” të Selanikut.

Ngjarja e rëndë ndodhi kur automjeti, me të cilin po udhëtonin tre të rinjtë nga Follorina drejt Agio Germanos, doli nga rruga dhe u përplas me një pemë.

Sipas mediave lokale, ka filluar një thirrje për ndihmë, duke u bërë apel qytetarëve për dhurim gjaku për 17-vjeçarin që po lufton për jetën.

Ky aksident ka prekur thellësisht familjet dhe komunitetet përkatëse, ndërsa ngushëllimet dhe mbështetja për familjarët e viktimave dhe të plagosurit janë të domosdoshme.

Apel për ndihmë: Kushdo që ka mundësi të dhurojë gjak për të ndihmuar Klajdi Peron, mund të kontaktojë spitalin “Papabilolaou” në Selanik. Çdo ndihmë mund të jetë jetike.