Aksident/ Mjeti përplas motorin, dy në spital

Aksident në aksin Korçë-Pogradec. Mjeti përplas motorin, plagosen drejtuesi dhe pasagjerja.

Maliq/Informacion paraprak

Rreth orës 13:55, në aksin rrugor ‘Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Zvirinë, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin G. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Xh. P.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe shtetasja G. P., pasagjere në motomjet, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit.