Një aksident tragjik u shënua mbremjen e djshme ndodhi në fshatin Zëmblak, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”. Si pasojë humbi jetën 24-vjeçarja me origjinë nga Greqia, Zoi Ksila.
Të rinjtë, që jetonin në Selanik, kishin ardhur në Shqipëri për të kaluar festat e fundvitit.
Policia e Korçës ka arrestuar dy drejtues automjetesh, Trifon Mehmeti dhe Klaudio Kishta.
Sipas informacioneve të policisë, njëri nga automjetet po udhëtonte nga Bilishti në drejtim të Korçës, ndërsa tjetri nga Korça në drejtim të Kapshticës. Dyshohet se një manovër e gabuar nga njëri prej drejtuesve ka qenë shkaku kryesor i përplasjes fatale. Policia ka njoftuar se dinamika e plotë e ngjarjes do të përcaktohet pas përfundimit të ekspertizës, e cila do të hedhë dritë mbi përgjegjësitë konkrete të drejtuesve të përfshirë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
















