EMRAT/ Sherr masiv në Sarandë, të përfshirë dhe punonjës policie. Dy persona të plagosur

Një sherr masiv ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Gjashtë të Sarandës.

Nga sherri janë përfshirë 12 persona mes të cilëve dhe disa punonjës policie jashtë shërbimit.

Nga sherri dy persona me emrat Enea dhe Albi Nexhipi kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore.

Në këtë sherr janë përfshirë dhe 3 efektiv policie, një ish-efektiv policie dhe si një student në akademinë e Policisë.

Në sherr kanë marrë pjesë Alvaro Sulejmani, Kidi Sulejmani, Redi Sulejmani (të tre vëllezër) Ergis Sulejmani, Igli Duka, Beqir Cocka dhe Mihal Sulejmani.

Sherri ka ndodhur për shkak të një borxhi, ndërkohë që janë përfshirë dhe sende të forta.

Po ashtu në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja duke shtuar dyshimet se është qëlluar dhe me armë zjarri.

Ndërsa janë dorëzuar në Komisariat Alvaro Sulejmani dhe Beqir Cocka dhe Mihal Sulejmani.