TIRANË- Një i ri që punonte si kamarier në lokalet pranë Pallatit të Kulturës në Tiranë ka mbetur i plagosur në kokë gjatë protestës së sotme. Bëhet fjalë për Orgen Hajderin, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, ku po merr shërbim mjekësore, pasi është goditur me plumb gome në kokë.
Nga spitali, i riu tregon se në momentin e incidentit ishte në vendin e tij të punës, pranë Operas, ndërsa nuk arrin të kujtojë me saktësi rrethanat e plagosjes.
“Isha te Opera, te Pallati i Kulturës. Kam qenë aty normalisht, po nuk e mbaj mend në detaje goditjen. Nuk e mbaj mend fare çfarë më ka parë. Ka rrjedhë gjak”, rrëfen ai./



