Tiranë – Numri i personave të lënduar nga protesta e zhvilluar ditën e shtunë në kryeqytet ka arritur në 35, sipas bilancit të përditësuar në orën 18:00 nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Mes të lënduarve raportohen 13 protestues, 9 efektivë policie, 6 përfaqësues të medias, 3 kalimtarë dhe 1 punonjës sigurie.
Sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur gjithsej 30 të lënduar, konkretisht:
9 efektivë policie, 2 prej të cilëve janë transferuar në QSUT;
12 protestues, 1 prej të cilëve është larguar me këshillën e mjekut;
6 përfaqësues të medias, 1 prej të cilave shtetase e huaj, me 1 punonjës media të larguar pas këshillës mjekësore;
3 kalimtarë.
Ndërkohë, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur:
3 efektivë policie;
1 protestues;
1 punonjës sigurie.
Sipas të dhënave zyrtare, 4 persona të lënduar tashmë e kanë lënë spitalin, ndërsa të gjithë pacientët që vijojnë trajtimin mjekësor ndodhen në gjendje të stabilizuar shëndetësore.



