TIRANË- Momente të tensionuara janë regjistruar gjatë protestës së sotme, ku forcat e policisë kanë ndërhyrë ndaj disa qytetarëve, duke i shoqëruar me forcë. Në pamje, shihet një grup efektivësh që rrethojnë disa protestues dhe më pas i tërheqin zvarrë në drejtim të furgonit të policisë.
Ndërhyrja është shoqëruar me skena tensioni, ndërsa qytetarët e pranishëm reagojnë ndaj mënyrës së veprimit të efektivëve. Protesta e zhvilluar në Ditën e Pavarësisë është shoqëruar me përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe policisë, përdorim të gazit lotsjellës, ujit me presion dhe shoqërime të shumta
