BallinaAktualitetPërshkallëzohet dhuna/ Plagoset një protestues, i vjen në ndihmë autoambulanca

Përshkallëzohet dhuna/ Plagoset një protestues, i vjen në ndihmë autoambulanca

Është përshkallëzuar në akte dhune protesta kombëtare e nisur që prej orës 10:00 të mëngjesit të sotëm në sheshin Skënderbej në Tiranë.

Në disa prej akteve të dhunës janë përfshirë edhe të mitur, të cilët janë parë duke goditur xhamat me gurë dhe shkopinj druri. Mësohet se një protestues ka mbetur i lënduar.

Në ndihmë të protestuesit të plagosur mbërriti një autoambulancë, duke e marrë me vete për një shërbim mjekësor më të plotë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular