Reshje intensive të enjten, IGJEO paralajmëron rrezik për përmbytje në shtatë qarqe

0
3

Reshje me intensitet të lartë dhe rrezik për vërshime të shpejta e përmbytje të lokalizuara priten në vend gjatë ditës së enjte.

Sipas parashikimit të institutit të gjeoshkencave ditën e enjte priten reshje shumë intensive në qarkun e Shkodrës.

Ndërsa reshje intensive dhe deri lokalisht shumë intensive priten në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Në qarqet e tjera të vendit reshjet do jenë mesatare ndërsa shtrëngata priten në të gjitha qarqet.

Për shkak të intensitetit të reshjeve, përkatësisht në Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër ekziston mundësia për vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje dherash.

Gjithashtu, në zonat urbane të 7 qarqeve IGJEO parashikon mundësinë e përmbytjeve të lokalizuara, në varësi të gjendjes së rrjetit të kanalizimeve.

Reshjet pritet të sjellin rritje të prurjeve në lumenjtë kryesorë dhe të mesëm të vendit, konkretisht në Drin-Bunë, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Sipas parashikimeve era pritet të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet e fortë deri shumë e fortë duke sjell edhe probleme në lundrimin detar sidomos të mjeteve të vogla lundruese.

Ndërkohë që temperaturat të enjten pritet që të pësojnë një rrije të lehtë me 2 deri në 3 gradë si në vlerat minimale dhe ato maksimale.

Temperaturat minimale në zonat malore priten 3 gradë Celsius, ndërsa vlerat maksimale në 18 në zonat e ulëta.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu