Tiranë – Erjon Vishkulli, i cili mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestave, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Tiranës për t’u marrë në pyetje nga grupi hetimor në lidhje me rrethanat e ngjarjes. Dëshmia e tij synon të hedhë më shumë dritë mbi dinamikën e incidentit dhe momentin kur ai pësoi dëmtimin gjatë tubimit në kryeqytet.
Ndërkohë, hetimet vijojnë të mbeten në pritje të përgjigjes zyrtare nga Italia lidhur me letërporosinë e dërguar për ekzaminimin e materialit që iu gjet në sy Vishkullit pas plagosjes. Ky akt-ekspertim nga autoritetet italiane konsiderohet vendimtar nga prokuroria për të përcaktuar me saktësi natyrën e objektit që shkaktoi dëmtimin dhe për të zbardhur plotësisht përgjegjësitë e ngjarjes.
