BallinaAktualitetDVP Elbasan: Finalizohet operacioni policor i koduar “Tranzit 4”, arrestohen 3 shtetas...

DVP Elbasan: Finalizohet operacioni policor i koduar “Tranzit 4”, arrestohen 3 shtetas për transportim të paligjshëm të emigrantëve

ELBASAN — Shërbimet e Sektorit kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, kanë finalizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm operacionin policor të koduar “Tranzit 4”, duke goditur një tjetër rast të dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit.

Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. D., 25 vjeç, M. T., 21 vjeç, dhe K. N., 23 vjeç, të tre banues në Korçë.

Ata u kapën në flagrancë duke transportuar me dy automjete 9 shtetas të huaj nga vendet e treta, të cilët dyshohet se kishin hyrë në mënyrë të paligjshme nga kufiri i gjelbër në Korçë dhe po transportoheshin në drejtim të pikave të kalimit kufitar të Hanit të Hotit dhe Morinës.

Gjatë ndërhyrjes u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy automjetet e përdorura për transportimin e emigrantëve, si dhe pesë aparate celulare.

Vijojnë hetimet e thelluara për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular