BallinaSportKupa e Botës/ Lara Colturi, tjetër rezultat i shkëlqyer, e dyta në...

Kupa e Botës/ Lara Colturi, tjetër rezultat i shkëlqyer, e dyta në zbritjen e parë në Austri

AUSTRI – Skiatorja 20-vjeçare, Lara Colturi që përfaqëson Shqipërinë u rendit në vendin e dytë në zbritjen e parë në kategorinë e slalomit në ndalesën e radhës në Gurgl të Austrisë duke e përshkuar pistën me kohën 51 sekonda e 94 të qintat, më mirë se ajo bëri vetëm suedezja Anna Swenn Larsson.

Dhe këtë kohë kaq të mirë, skiatorja kuqezi e shënoi në kushte të vështira meteorologjike ku vizibiliteti i pistës ishte shumë i vështirë.

Në këtë zbritje të parë në pistën austriake, Colturi la pas emra si Paula Moltzan, Emma Aicher apo Camille Rast. Në 13:30 do të jetë zbritja e dytë e disiplinës së slalomit ku emocionet do të jenë të mëdha…

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular