Për pak sa nuk u kthye në tragjedi! Fasada e një pallati bie pranë një vajze!

0
12

Një vajzë e re ka shpëtuar për pak nga një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi në lagjen nr. 1 të Durrësit.

Pasditen e djeshme, elementë dekorativë të fasadës së një pallati shumëkatësh u shkëputën nga kati i 10-të dhe ranë me forcë në trotuar, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetën e kalimtarëve.

Fillimisht, rënia e materialeve shkaktoi dëme materiale, pasi një pjesë e tyre përfundoi mbi një automjet të parkuar përpara godinës.

Por pasojat mund të kishin qenë shumë më të rënda, pasi në atë moment pranë pallatit po kalonte edhe një vajzë e re.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar çastet e frikshme, kur materialet dekorative shkëputen nga lartësia dhe bien fare pranë këmbësores, e cila arrin të largohet pa pësuar lëndime.

Ajo i shpëtoi për mrekulli goditjes nga copat e fasadës, të cilat mund t’i kishin marrë jetën.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu