ELBASAN- Banorët e Elbasanit po përballen me ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm, pas një defekti të konstatuar në linjën kryesore të ujësjellësit. Problemi është evidentuar pranë Parkut Rinia, në tubacionin DN 400, i cili shërben për furnizimin me ujë të qytetit dhe si pasojë, ndërprerja ka prekur të gjitha lagjet e Elbasanit.
Ekipet teknike kanë nisur punën në terren për riparimin e defektit dhe rikthimin e shërbimit në kohën më të shkurtër të mundshme. Ndërhyrja në tubacionin kryesor kërkon punime teknike, ndërsa parashikohet që furnizimi me ujë të normalizohet gjatë orëve të mbrëmjes, pasi të përfundojë riparimi.
