Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një shqiptar 28-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u varur në një kamp emigrantësh ku po qëndronte.
I riu është Jurgen Rexhepi, i cili kishte emigruar drejt Gjermanisë, ku kishte aplikuar për azil dhe qëndronte në një kamp refugjatësh. Ai është gjetur pa shenja jete, ndërsa lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka tronditur të afërmit dhe personat që e njihnin.
Deri më tani, rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta. Nuk ka ende informacion të konfirmuar mbi atë që ka ndodhur, ndërsa pritet që autoritetet gjermane të hedhin dritë mbi rastin.
Në emisionin “Me zemër të hapur”, në News 24, ka folur halla e tij, e cila tregoi se Jurgeni u kishte treguar që ishte mërzitur shumë dhe donte sa më parë të kthehej në Shqipëri. Ajo tregoi dhe dramën e Rexhepit, i cili kishte humbur të ëmën kur ishte vetëm 1 vjeç e gjysmë.
Ndërkohë, tani, i ati ka marrë 5 mijë euro borxh nga pronari ku ai punon, në mënyrë që të kthejë trupin e të birit për ta varrosur në Shqipëri.
“Jetonte vetëm me babain, është fëmijë i vetëm. E ka lënë nëna 1 vit e gjysmë. E ka rritur motra ime. Ky është djali i vëllait të madh. E ka rritur halla. Me të ditën e ngjarjes ka folur halla e tij. Motra më tha që nuk i dukej mirë. Foli vetëm pak. Pastaj pasdite… Ai ishte në kap prej 1 viti e gjysmë. Donte të vinte me çdo kusht në Shqipëri. I dhanë 3 data, 3 afate por nuk e deportuan. Shokët i kishin vjedhur pasaportën. Ai do të paraqitej në Gjykatë më 23 nëntor. Datat e tjera ja kishin refuzuar ngaqë nuk kishte asnjë lloj dokumenti identifikimi. Letrat e fundit i kishte marrë së fundmi dhe
Thoshte se ishte mërzitur shumë. Ishte tip i mbyllur dhe nuk na tregonte as shokët. Nuk ankohej për ta, thoshte që shkonte mirë. E vetmja gjë që na thoshte ishte që donte të vinte me patjetër në Shqipëri. Që kur iu refuzua data e parë 14. I thoshim që të gjente një furgon, ta paguante deri në Itali dhe aty kemi njerëz që mund ta ndihmonin. Nuk di ç’të them për pistën e vetëvrasjes. Ai ishte beqar. Do ta veshim dhëndër ta çojmë atje. Babai i tij ka marrë borxh 5 mijë euro tek pronari ku punon që të kthejë trupi ne të birit këtu. I bëjmë apel shtetit të na ndihmojë sa më shpejt,”- tha ajo.
