BallinaAktualitetHyri me thikë në klinikën dentare dhe kërcënoi pronaren për ta grabitur,...

Hyri me thikë në klinikën dentare dhe kërcënoi pronaren për ta grabitur, arrestohet nga policia

KORÇA- Një 44-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi tentoi të grabiste një klinikë dentare në lagjen nr. 5 të qytetit të Korçës duke kërcënuar me thikë pronaren e saj. Sipas njoftimit të policisë, 44-vjeçari ka hyrë në ambientet e klinikës dhe ka shtyrë me forcë pronaren, të cilën më pas e ka kanosur me një mjet prerës. Gjatë ngjarjes, ai ka arritur të marrë një laptop dhe është larguar nga ambientet e klinikës.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit. Nga verifikimet rezulton se 44-vjeçari, banues në Korçë, është dënuar më parë për vjedhje me dhunë. Gjatë veprimeve hetimore, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale thikën e dyshuar të përdorur për kanosjen, si dhe laptopin e marrë në klinikë.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Kanosi me mjet prerës (thikë) dhe shtyu me forcë, pronaren e klinikës dentare ku hyri për të vjedhur, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari, me precedent penal për vjedhje me dhunë.

Sekuestrohen thika e dyshuar e përdorur për kanosjen dhe një laptop i vjedhur në klinikë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, menjëherë pas njoftimit se një shtetas kishte hyrë në një klinikë private, në lagjen nr. 5, dhe po kanoste me thikë pronaren e kësaj klinike, me qëllim vjedhjen, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë dhe arrestimin e shtetasit:

-A. Ç., 44 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë.

Ky shtetas ka hyrë në ambientet e një klinike dentare, ku pasi ka shtyrë me forcë pronaren e klinikës dhe e ka kanosur atë, me mjet prerës (thikë), ka vjedhur një laptop.Thika e përdorur për kanosjen dhe laptopi u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular