DURRËS — Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në afërsi të zonës së plazhit në Durrës. Menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Deri më tani nuk ka informacione lidhur me identitetin e autorit të ngjarjes, ndërsa rrethanat e plota të plagosjes dhe gjendja shëndetësore e të lënduarit mbeten ende të paqarta.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë.



