Paralajmërimi i IGJEUM/ Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

0
17

Për shkak të gjendjes së kanalizimeve, në zonat urbane në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara. Instituti i Gjeoshkencave informon se orët në vijim priten reshje me intensitet të lartë në veri të vendit.

Në qarqet Shkodër dhe Kukës, mund të ketë vërshime të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Ndërkohë, në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, të shoqëruara me shtrëngata. Në Korçë priten reshje të dobëta deri mesatare, ndërsa në pjesën tjetër të territorit priten reshje të dobëta. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe zonat malore.

Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike në Vlorë dhe në Durrës ka pezullim të lundrimeve për mjetet e vogla lundruese dhe atyre të peshkimit. Kapitaneria e Portit të Vlorës ka ndaluar pajisjen me leje nisjeje të mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit që synojnë të operojnë në det të hapur jashtë Gjirit të Vlorës, duke filluar nga ora 08:00 e datës 18 nëntor deri në orën 06:00 të datës 20 nëntor.

Me qëllim parandalimin e çdo rreziku apo situate, kapiteneritë e porteve kërkojnë marrjen e masave në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve. Ndërkaq anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu