Tiranë, 18 nëntor 2026 – Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, duke miratuar tavanin e ri të çmimeve që do të aplikohen në tregun e brendshëm. Vendimi u mor në mbështetje të kuadrit ligjor në fuqi dhe akteve normative për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve.
Sipas vendimit zyrtar të miratuar më 18 nëntor 2026, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 është caktuar në 204 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë nuk duhet të kalojë nivelin e 192 lekëve për litër. Për nënproduktin benzinë të standardit SSH EN, çmimi i shitjes me pakicë është fiksuar në 163 lekë për litër dhe ai me shumicë në 151 lekë për litër. Ndërkohë, gazi për automjetet do të tregtohet me pakicë me 71 lekë për litër dhe me shumicë me 59 lekë për litër, teksa gazoili i dedikuar për aktivitetin e peshkimit është caktuar në nivelin 109 lekë për litër.
Çmimet e reja të përcaktuara nga Bordi hyjnë në fuqi ditën e sotme, në orën 13:30, dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme ku do të pasqyrohen luhatjet e reja të tregut. Autoritetet u kanë tërhequr vëmendjen të gjithë operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë mbi detyrimin ligjor për zbatimin e këtij vendimi, duke paralajmëruar se në rast të konstatimit të shkeljeve do të aplikohet masa e pezullimit të aktivitetit, në kuadër të angazhimit të institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme.
Njoftim për Shtyp
Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, në zbatim të nenit 21/3 dhe nenit 21/5 të Ligjit 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si dhe të Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, zhvilloi mbledhjen e rradhës.
Kështu Bordi i Transparencës në datë 18 Nëntor 2026, vendosi:
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 204 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 192 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 163 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 151 lekë/litër.
✅Cmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 ekë/litër për automjetet.
Gjithashtu, çmimi i gazoilit për aktivitetin e peshkimit do të jetë 109 lekë/litër.
🗓️Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 ora 13.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
🛢️ Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.
