Protesta në Greqi, merren masa disiplinore ndaj policit që goditi protestuesin me shkop gome në Athinë

0
10

Autoritetet greke kanë nisur procedurat disiplinore ndaj një efektivi policie, i cili u filmua duke goditur me shkop gome një protestues në Athinë, pas përfundimit të marshimit përkujtimor të Politeknikut.

Sipas një deklarate të policisë, efektivi do të transferohet nga pozicioni i tij aktual, ndërsa po shqyrtohet edhe mundësia e pezullimit të tij nga detyra.

Ngjarja ndodhi të martën në mbrëmje në bulevardin Alexandras, ku shpërthyen përleshje mes të rinjve që hidhnin gurë dhe policisë, pas marshimit vjetor drejt Ambasadës Amerikane.

Policia greke deklaroi se çdo ankesë për sjelljen e efektivëve hetohet me seriozitet dhe se nuk do të ketë tolerancë ndaj akteve të dhunës së paligjshme.

Në marshimin përkujtimor morën pjesë rreth 25 mijë persona, sipas vlerësimeve të policisë. Megjithëse protesta ishte përgjithësisht paqësore, incidente të dhunshme u regjistruan para dhe pas saj.

Si pasojë e përleshjeve, pesë persona mbetën të plagosur, mes tyre dy efektivë policie, ndërsa pesë persona të dyshuar për përfshirje në trazira u arrestuan.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu