BallinaAktualitetGjyqi i dytë në Hagë, Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj burg...

Gjyqi i dytë në Hagë, Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj burg për pengim të drejtësisë

Ka përfunduar seanca në Gjykatën Speciale në Hagë, ku u shpall aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të bashkakuzuarve të tij në rastin për pengim të drejtësisë.

Hashim Thaçi u dënua me 17 muaj burgim, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu me nga 12 muaj, ndërsa Hajredin Kuçi me një muaj burgim me kusht.

Isni Kilaj u shpall i pafajshëm.

Gjyqtari i vetëm, Christopher Gosnell gjatë shqiptimit të përmbledhjes së aktgjykimit tha se Thaçi, Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Kuçi akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe rendit publik në kuadër të një çështje tjetër gjyqësore në të cilën Thaçi ishte i pandehur.

Sipas Gosnell, Thaçi pretendohet se organizoi tri grupe me Fazliun, Smakajn dhe Kilajn gjatë vizitave të këtyre të fundit në Hagë gjatë 2023-ës.

“Thuhet se secili prej grupeve do të përcillte udhëzime nga një dëshmitari, ndërsa për Thaçin ndër tjerash thuhet se shpalosi informacionin konfidencial për vizitorët e tij, kështu duke shkelur fshehtësinë e gjykatës”, tha Gosnell.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular