ELBASAN — Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 08:45 të kësaj të mërkure në segmentin e autostradës që lidh Tunelin e Krrabës me rrethrrotullimin e Bradasheshit.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Dopajt, ku një automjet është përfshirë në aksident duke pësuar dëmtime të pjesshme. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosura dy pasagjere, nënë e bijë, të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të verifikuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.



