BallinaMotiReshje shiu dhe shtrëngata në disa zona të vendit, parashikimi i motit...

Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona të vendit, parashikimi i motit për sot

TIRANË – Vendi ynë pritet të përfshihet sot nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale të shkurtra me diell.

Reshjet e shiut do të jenë të pranishme që në orët e para të 24-orëshit, fillimisht me intensitet të ulët në zonat e veriperëndimit, jugperëndimit dhe pjesërisht në qendër të vendit. Në disa zona, reshjet pritet të intensifikohen deri në nivel mesatar, në formën e shtrëngatave, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë nga drejtimi juglindje-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina pritet të arrijë deri në 17 m/s. Në det, valëzimi parashikohet të jetë i forcës 3-4 ballë.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular