Partia Socialiste, PS do të mbledhë këtë të shtunë Asamblenë Kombëtare. Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja teksa bën me dije se mbledhja do të zhvillohet në zonën e Gjirit të Lalëzit.
Gjithashtu bëhet me dije se mbledhja do të zhvillohet në orën 10:00. Mbledhja vjen pas zhvillimeve të shumta në vend, ndërsa qeveria prej kohësh përballet me protesta.
Gjithashtu mbledhja do të mbahet para zgjedhjeve vendore të 9 majit të cilat pritet të jenë në fokus edhe të diskutimeve. Një vëmendje e madhe është te gara e Bashkisë së Tiranës ku pritet që kryeministri Rama të ndajë kandidatin për zgjedhjet.



