BallinaAktualitetPërplasje fizike mes disa personave te “Uji i Ftohtë”, policia qëllon me...

Përplasje fizike mes disa personave te “Uji i Ftohtë”, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre

VLORA- Një konflikt mes disa personave ka shkaktuar tensione mbrëmjen e sotme në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, ku situata ka përfunduar në përplasje fizike. Sipas informacioneve paraprake, gjatë sherrit dyshohet se njëri prej personave kishte me vete një thikë.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë ndërhyrë për të neutralizuar konfliktin. Në momentin e ndërhyrjes, një prej personave të përfshirë është larguar me vrap, duke mos iu bindur thirrjeve të efektivëve për të ndaluar.

Për të bërë të mundur ndalimin e tij, policia ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri. Megjithatë, personi ka vijuar të largohej, por është kapur nga efektivët disa metra më tutje.

Të gjithë personat e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale. Fatmirësisht nga përplasja fizike nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po vijojnë verifikimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular