Berisha thirrje shqiptarëve: Të shtunën në orën 12:00, protestë në mbështetje të studentëve

0
22

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve që t’i bashkohen protestës së së shtunës, në orën 12:00, në mbështetje të studentëve dhe gjimnazistëve.

Gjatë një konference për mediat, Berisha e cilësoi revoltën studentore si një përballje të rëndësishme të të rinjve me qeverinë, duke ftuar qytetarët, pavarësisht bindjeve politike, të marrin pjesë në protestë.

“Revolta studentore dhe e gjimnazistëve të Tiranës, është shndërruar në shpresën e madhe të mbarë shqiptarëve.

Ndaj dhe, e shtuna, është dita që fton çdo shqiptar të rreshtohet përkrah tyre. Përkrah bijve dhe bijave të qytetarëve të këtij vendi, përkrah trimave, guximtarëve, që po bëjnë atë të cilën duhet ta bëjë çdo qytetar. Studentët, gjimnazistat, kanë fituar një simpati të jashtëzakonshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ju e dini, këto muajt e fundit, Shqipëria ka qenë shumë shpesh në kryetitujt e mediave të botës, por raportimet e revoltës studentore i kalojnë përkrah mbështetja, simpatia dhe paraqitja të gjitha zhvillimet e tjera në Europë dhe në botë. Ndaj dhe edhe një herë ftoj demokratët dhe demokratet të shtunën, në një lloj si e shtuna që kaloi, në të cilën mbështetën fuqishëm, të bashkohemi.

Ftoj çdo qytetar, askush nuk fton më shumë, asgjë nuk grish më shumë, shqiptarët e të gjitha bindjeve të bashkohen kundër kësaj të keqeje të përbashkët, të madhe, që e ka emrin Edi Rama. Ju e dëgjuat, një gjeneratë e tërë e ka të vështirë të kuptojë se çfarë do të thotë Edi Rama kthehet në genin e etërve të tij mizor, sepse ata nuk kanë përjetuar, kanë qenë fatlumë, nuk kanë përjetuar një ditë të vetme apo kanë qenë fëmijë të hershëm gjatë diktaturës komuniste”, tha Berisha mes të tjerash.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu