Tragjedi në Itali! Humb jetën 20-vjeçari shqiptar, u përplas nga një fuoristradë (EMRI)

0
10

ITALI- Një aksident tragjik në Itali i ka marrë jetën 20-vjeçarit shqiptar Thomas Qirjaj, i cili ndërroi jetë pasi u përplas nga një automjet në autostradë, në orët e para të mëngjesit. Sipas mediave italiane, i riu po udhëtonte drejt Milanos së bashku me katër shokë, me një makinë tip “Volvo”. Pas kalimit të pikës së pagesës, drejtuesi humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me barrierat ndarëse të rrugës.

Pas aksidentit, Thomas doli nga makina për të paralajmëruar drejtuesit e tjerë për rrezikun në rrugë. Por në ato momente, ai u godit nga një fuoristradë që drejtohej nga një 25-vjeçar, i cili dyshohet se nuk arriti ta shihte në kohë. I riu mori plagë shumë të rënda dhemegjithëse u transportua me urgjencë në spitalin Predabissi, mjekët nuk arritën ta shpëtonin. Katër personat e tjerë që udhëtonin me të nuk pësuan dëmtime serioze.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka tronditur edhe komunitetin ku familja jetonte prej vitesh. Kryetarja e bashkisë, Roberta Battaglia, shprehu ngushëllimet për familjarët, duke e kujtuar Thomasin si një të ri që ishte rritur dhe integruar në komunitetin vendas.

Thomas kishte lindur në Piacenza dhe vinte nga një familje shqiptare e vendosur prej kohësh në Caorso. Ai ishte fëmija i vetëm i familjes. Ndërkohë, autoritetet italiane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit. Policia Rrugore e Guardamiglios dhe Prokuroria e Lodit po punojnë për të dokumentuar dinamikën e ngjarjes, ndërsa drejtuesit të fuoristradës pritet t’i kryhen edhe testet toksikologjike

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu