SERBI- Sipas të dhënave të para të publikuara nga agjencia Ipsos dhe Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSID), bazuar në 51.1% të qendrave të votimit, Lista Studentore kryeson bindshëm në zgjedhjet parlamentare në Serbi.
Lista “Studentët Fitojnë” ka siguruar 52% të votave, që përkthehen në 138 mandate në parlamentin e ardhshëm. Në vendin e dytë renditet lista “Aleksandar Vuçiç – Serbia e Bashkuar”, e cila ka marrë 39.3% të votave, duke siguruar 104 ulëse në Kuvend.
Zgjedhjet në Serbi/ Sa deputetë shqiptarë pritet të
Sipas këtyre rezultateve paraprake, vetëm këto dy lista kanë kaluar pragun zgjedhor prej 3%. Jashtë parlamentit rrezikon të mbetet edhe Partia Socialiste e Serbisë e Ivica Daçiçit, e cila nuk ka arritur të kapërcejë pragun.
Ndërkohë, përfaqësimi i pakicave kombëtare pritet të sigurohet përmes dispozitave të veçanta ligjore. Sipas të dhënave paraprake, Koalicioni Shqiptar mund të fitojë deri në dy mandate, me 0.9% të votave. Edhe Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës pritet të sigurojë dy mandate në parlamentin e ri, me 0.8% të votave.




