Pas protestës masive të studentëve, Rama përsërit ftesën për dialog, por nuk shfaqet në video

0
26

Pas protestës masive të zhvilluar ditën e djeshme nga studentët dhe të rinjtë, kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën e tij për dialog përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kreu i qeverisë ka publikuar sërish pamjet e shilteve të vendosura përpara Kryeministrisë, duke sinjalizuar gatishmërinë për t’u ulur në bisedime me protestuesit.

Megjithatë, këtë herë vihet re një ndryshim. Ndryshe nga ditët e mëparshme, kur Rama shfaqej personalisht në videot e publikuara përpara protestës masive, këtë herë ai ka zgjedhur të mos dalë vetë në pamje.

Postimi vjen një ditë pas protestës së studentëve dhe të rinjve në Tiranë, e cila u shoqërua me tensione dhe përplasje me forcat e policisë, ndërsa protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë së tij pa ndalim.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu