Zhduket një i ri. Familja kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij

0
11

DURRËS, 23 Tetor 2026 — Familja e të riut Reshat Reci ka kërkuar publikisht ndihmën e qytetarëve dhe të autoriteteve pas humbjes së kontakteve me të prej disa orësh.

Sipas dëshmive të familjarëve, Reshat Reci është parë për herë të fundit nga pamjet e kamerave të sigurisë në territorin e Portit të Durrësit. Që nga ai moment, çdo kontakt me të është ndërprerë.

Të afërmit u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që mund të kenë informacion ose që mund ta kenë parë të ziun, të njoftojnë menjëherë Policinë e Shtetit apo mediat lokale për të lehtësuar kërkimet dhe gjetjen e tij.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu