BallinaKryesoreDëmet në biznese arrijnë në 2.15 mln euro, Tatimet identifikojnë 127 subjekte...

Dëmet në biznese arrijnë në 2.15 mln euro, Tatimet identifikojnë 127 subjekte të prekura

TIRANË- Administrata Tatimore njoftoi se ka identifikuar deri tani 127 biznese të dëmtuara, me një vlerë totale dëmesh prej 2.15 milionë eurosh, sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Nga subjektet e identifikuara, 55 janë evidentuar përmes verifikimeve në terren nga administrata tatimore, ndërsa 72 të tjera kanë raportuar dëmet përmes shërbimit elektronik “Dëmi im”.

Tatimet bëjnë të ditur se procesi i evidentimit dhe vlerësimit të dëmeve vijon, si përmes kontrolleve në terren, ashtu edhe nëpërmjet shqyrtimit të raportimeve të paraqitura nga bizneset.

Sipas njoftimit, qëllimi është përditësimi dhe saktësimi i të dhënave mbi dëmet e shkaktuara në njësitë tregtare.

Administrata Tatimore u ka bërë thirrje bizneseve të prekura që të përdorin shërbimin e dedikuar “Dëmi im” në portalin e-Albania për të raportuar dëmet e shkaktuara në aktivitetin e tyre.

Dëmet janë shkaktuar gjatë protestave të ditëve të fundit në Tiranë, ku janë dëmtuar ambiente dhe njësi tregtare, duke u shkaktuar bizneseve humbje materiale./Monitor

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular